Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Neymar lojtari i vitit 2018 në Ligue 1 (Foto)

Monday, 14 May 2018 11:43

Neymar Jr 2

Kampionati francez është drejt përfundimit të edicionit 2017/18. Deri në fund ka mbetur vetëm edhe një xhiro, por tani e disa javë PSG ka siguruar titullin në Ligue 1.


Federata e Futbollit francez ka zgjedhur edhe më të mirët e këtij viti. Fituesi i çmimit si futbollisti më i mirë i vitit është zgjedhur braziliani Neymar JR.


Ylli brazilian është jashtë fushave që nga muaji shkurt por kjo nuk ka qenë pengesë që ai të zgjidhet futbollisti i vitit.


Neymar ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 15 asistime në 20 ndeshje të luajtura.


Portieri më i mirë i vitit në Ligue 1 është shpallur francezi Steve Mandanda i Olympique Marseilles.


Ndërkohë çmimin si futbollisti i ri më i mirë i vitit shkoi për talentin e madh të PSG-së, Kylian Mbappe.

 

Mbappe 1

Mandanda

Leave a comment