Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Justin Hartley thotë se u ngacmua seksualisht

Tuesday, 15 May 2018 14:57

justin hartley b06c54c9 d1ca 49c5 807a b09b94ae0949

Aktori i njohur, Justin Hartley ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga një admiruese e tij në një restorant në Chicago, ndërkohë që Hartley ishte me shokët e tij.


“Një grua që nuk e njoh, një e huaj për mua, më njohu dhe filloi të bërtiste si e çmendur. Vrapoi drejt meje dhe filloi të më puthte”, tha Hartley për GoodHousekeeping.com, në një ngjarje në New York gjatë javës së kaluar.


Hartley, që njihet për rolin e Kevin Pearson në serialin “This Is Us”, tha se gruaja e moshuar, e paidentifikuar në restorant dukej sikur kishte pirë.


41-vjeçari, i cili është martuar me aktoren Chrishell Stause, gjashtë muaj më parë tregoi gjithashtu se i kushton rëndësi fansave të tyre, duke u fotografuar me ta.


Mirëpo, ai ka shtuar se nuk i duhen ndjekës që e vënë në pozita të pakëndshme.

 

 

Leave a comment