Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Justin Timberlake befason fansen 88-vjeçare (Foto)

Wednesday, 16 May 2018 12:12

5HW3L27ZQZCCVAZKBH7WMDTYTY

Këngëtari i njohur, Justin Timberlake, befasoi fansen e tij 88-vjeçare, Nammie, në qendrën Amway para se të performonte në Florida.

Nammie gjatë muajit të kaluar u bë shumë e njohur përmes një video në të cilën shprehte dëshirën e saj të madhe për të marrë pjesë në një performacë të Justin Timberlake, teksa merrte biletën.

 

Justin kishte parë videon dhe donte të takohej me fansen e tij të veçantë.

 

“Nammie është 88-vjecare. E takova atë më herët sonte. Ishte një zonjë shumë e dashur.”, tha Justin.

 

Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale, shihej Justin që bisedonte dhe po kalonte momente të mira me gruan e moshuar, në prapaskenë. Ajo kishte punuar vet një këmishë për djalin e tij tre-vjecar, Silas Timberlake.

 

“Justin ishte shumë i këndshëm dhe i sjellshëm për Nammie dhe për të gjithë ne.”, kishte shkruar mbesa e Nammie në postimin e saj në Instagram.

 

rs 1024x759 180515183030 1024 justin timberlake mv 51518

 

Leave a comment