Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Gruaja e Ludacris, Eudoxie tregon se ka pësuar një abort

Wednesday, 16 May 2018 12:22

rs 600x600 180515192945 ludacris Eudoxie Mbouguiengue 051518

Eudoxie Mbouguienge, gruaja e reperit dhe aktorit Ludacris, ka pësuar një abort, një përvojë të cilën ajo e kaloi me lutje. Këtë e ka bërë të ditur vet modelja përmes një postimi në Instagram për ditëlindjen e saj, më 14 maj.

“Zot, të falënderoj për dhuratën e jetës. Ky vit nuk filloi mirë për ne. Kam pasur një abort të cilin e përjetova shumë rëndë, por ishte e lehtë të ankohesha dhe të tregohesha e dobët."

 

"Kam kaluar orë të tëra duke u fokusuar në gjërat që Zoti më ka bekuar. Si mund të ankohem kur Perëndia më ka bekuar me mundësinë që ta provojë amësinë? Po e ndaj këtë me ju për t’iu kujtuar të jetoni në mirënjohje. Besimi im është testuar shumë herë gjatë jetës, por unë vazhdoj të mbajë qëndrim pozitiv dhe të jem mirënjohëse për çdo gjë. ”, ka shkruar modelja Mbouguienge.

 


Eudoxie vazhdimisht shkruan për besimin e saj në rrjetet sociale, e cila edhe në këtë postim tha: “Faleminderit Zot për familjen dhe miqtë e mi që kanë qenë kaq mbështetës. Faleminderit për një vit tjetër!”


Eudoxie dhe Ludacris u martuan në vitin 2014 dhe një vit më vonë ata e mirëpritën në jetë vajzën e tyre Cadence.

 

 

Leave a comment