Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Çfarë ushqimi duhet të hani në Ramazan?

Wednesday, 16 May 2018 12:27

shh

Ndryshimi i zakoneve të ushqyerjes në muajin e Ramazanit mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore. Koha e gjatë e agjërimit dhe një ushqyerje e gabuar shkakton ngadalësimin e metabolizmit, çrregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, lodhje, nervozizëm, dhimbje koke dhe probleme në tretjen e ushqimit.


Çfarë duhet pasur kujdes për një muaj të shëndetshëm Ramazani?


Le të ngrihemi medoemos në syfyr sepse koha e agjërimit është e gjatë. Nëse në syfyr do të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate, do të kaloni ditën më energjikë.


Mund të konsumoni bukë me djathë, ullinj, vezë dhe qumësht ose pilaf me kos. Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju mban të ngopur. Mundohuni të qëndroni larg gjërave të skuqura dhe produkteve me yndyrë.


Në iftar prisheni agjërimin me ujë dhe më pas me një supë të ftohtë ose të ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni, bëni një pushim prej 20 minutash pas supës dhe më pas vazhdoni me gjellën me zarzavate apo me mish. Gjellën mund ta shoqërojmë me shumë pak pilaf ose makarona sipas dëshirës. Pasi kemi ngrënë, ëmbëlsirën dhe frutat përpiquni t’i konsumojmë pas 1.5 – 2 orësh.


Për të plotësuar nevojën e trupit për proteinë, në iftar konsumoni mish, mish pule, peshk apo nga grupi i bishtajoreve. Shoqërojini me një sallatë ose zarzavate, në këtë mënyrë do të parandaloni problemet e tretjes, do të ekuilibroni sheqerin në gjak.


Është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit.


Në Ramazan duhet të konsumojmë më shumë lëngje. Konsumimi i 2-2,5 litra ujë nuk duhet të bëhet vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes vakteve. Kafenë tuaj lëreni gjysmë ore pas iftarit, është më e shëndetshme. Ndërsa në syfyr mund të pini çajra bimorë. Në vend të pijeve acidike mund të konsumoni dhallë, limonadë, çaj me akull.

 

 

Leave a comment