Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Uji me mjaltë aleat i shëndetit tuaj

Monday, 04 June 2018 14:04

mjalti dhe faraonet

Mjalti është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë.

Thuhet se shëndeti vjen nga barku, e nëse është kështu, duhet ta konsumoni për t’i thithur vetitë e tij shëruese. Sidomos ndikon te ata që kanë telashe me kapsllëkun.

 

Është një pije e thjeshtë me mjaltë që duhet konsumuar çdo ditë për të përmirësuar tretjen.

 

Përzieni mirë 2 dcl ujë të vakët me një lugë mjaltë. Prisni që të tretet mirë e më pas e pini. Uji duhet të jetë i vakët e kurrsesi i vluar, sepse shkatërron vetitë shëruese të mjaltit.

 

Si ndikon në tretje:

Lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin tretës, nga zorra e hollë në të trashën.

 

Neutralizon gazrat që prodhohen në sistemin tretës.

 

Qetëson lukthin dhe ndihmon në shërimin e të thatit në lukth dhe bakteret në stomak.

 

Si reagon në trup:

Detokson trupin, hedh helmet jashtë.

 

Me pak lëng limoni shndërrohet në aleat për humbje në peshë.

 

Ndikon si antibakterial, ju furnizon me enzima, vitamina dhe minerale që luftojnë bakteret e dëmshme.

 

Lehtëson alergjitë.

 

 

Leave a comment