Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Si ta shmangim erën e hudhrës

Tuesday, 05 June 2018 12:33

garlic breath

 Hudhra që konsiderohet si antibiotik natyral, ani pse me vlera të larta ushqyese shpesh na ndalon së përdoruri për shkak të erës që lë në frymëmarrjen tonë.

  Kjo ndodh për shkak të përmbajtjes sulfurike dhe disa mikrobeve, që veçse ndodhen në gojën tonë, por bëhen më kundërmuese për shkak të hudhrës.

 

 Edhe më keq se kaq ngaqë përmbajtja sulfurike nuk përhapet vetëm përmes frymëmarrjes por edhe në poret e lëkurës. 

 

 Megjithatë, mos u shqetësoni, ju mund ta përdorni atë sa të doni nëse ndiqni disa këshilla për ta eliminuar erën e saj.

mint

Çaji, veçanërisht ai i gjelbër dhe mente, përmbajnë polifenol që redukton sulfurin e prodhuar nga hudhra.

 

Këtë erë, po ashtu mund ta neutralizojë yndyra në qumësht, majdanozi, gjethet e koprës dhe të karafilit.

 

Limoni është një tjetër mënyrë efektive, pasi që ka veti antibakteriale dhe i mbyt bakteret në gojën tonë.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a comment