Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Reali i ka ofruar Cristiano Ronaldos 25 milionë euro dhe bonuse

Saturday, 09 June 2018 10:06

cr

Ekipi i Real Madridit i ka bërë një ofertë futbollistit Cristiano Ronaldo, për të rinovuar kontratën me disa përmirësime. Me këtë kontratë, Ronaldo mund të fitojë një rrogë fiske prej 25 milionë eurosh dhe 7.5 milionë bonuse.

Sipas gazetarit të sportit, Manolo Lama të El Partidazo de Cope, kjo rrogë do të jetë përsëri shumë më e ulët se ajo e Messit dhe Neymarit.

 


“Situata është shumë e komplikuar, por jo e pakthyeshme. Ata besojnë se Ronaldo bëri një gabim duke thënë atë që tha në Kiev, por ia atribuojnë atë karakterit të tij” ka thënë Cope.

 


E gjithë kjo ka ardhur pasi në finalen e Ligës së Kampionëve 2018, Ronaldo kishte thënë se kishte qenë bukur të luante për Madridin. “Brenda pak ditësh do të flas dhe do t’u shpjegojë gjithçka tifozëve që kanë qenë fantastik me mua” kishte shtuar Ronaldo.

 


Kjo deklaratë kishte ngritur spekulimet se Ronaldo do të largohej nga ekipi i Real Madridit për shkak të pakënaqësive me të ardhurat.

 

Ronaldo është pjesë e Realit që nga viti 2009, ekip në të cilin ishte transferuar nga Manchester United për shumën prej 96 milionë eurosh.

 

Ai për nëntë sezone, ka bërë 438 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Los Blancos, duke shënuar 450 gola.

Leave a comment