Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Washington fiton për herë të parë kupën në hokej

Saturday, 09 June 2018 10:43

w

Ekipi The Washington Capitals në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë kampion në hokej në akull, për herë të parë në 44 vjet.
Ata kanë marrë Kupën Stanley në ndeshjen me ekipin Vegas Golden Knights.

Ndeshja u zhvillua në Las Vegas ndërsa kryeqyteti amerikan, Washington, ishte mbushur me tifozë në ngjyrat e ekipit kampion.

 


Kapiteni i ekipit, Alex Ovechkin, i cili u shpall si lojtari më i mirë i kampionatit foli për krenarinë që ndjeu për fitoren, pas 13 sezonesh me ekipin e Washingtonit.

 

“Më duket si ëndërr. Ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë, luftuam shumë, punuam shumë gjithë këto vjet. Punuam si ekip, u dhamë me shpirt pa menduar se si do të dalë në fund. Nuk ramë në panik. Pas pjesës së tretë të ndeshjes e dinim se duhet të vazhdonim që ta çonim deri në fund” ka thënë Ovechkin.

Leave a comment