Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Icardi i kërkon Interit 9 milionë euro në sezon

Saturday, 09 June 2018 11:03

icardi

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka kërkuar nga ekipi i tij që të paguhet 9 milionë euro në sezon.

Ekipi futbollistik i Interit ka përgatitur kontratën e re për kapitenin duke i ofruar atij 8 milionë euro, por argjentinasi ka kërkuar së paku 9 milionë.

 

Sipas Gazzetta dello Sport, propozimi tashmë është bërë dhe Interi po shikon mundësinë që të rrisë klauzolën e Icardit nga 110 milionë në 150 milionë.

 

Ndërsa gruaja dhe agjentja e Icardit, Wanda Nara, ka thënë se ose do të ketë kontratë të re ose largim nga Interi.

 

Rroga fikse e Icardit pritet të jetë 6.3 milionë dhe me bonuse do të shkojë deri në 7.5-8 milionë në vit. Por, lojtarit kjo nuk i ka pëlqyer pasi që ka kërkuar 9 milionë euro në sezon.

 

Kjo shumë do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Serie A.

Leave a comment