Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Demi Lovato anulon koncertin në Londër

Monday, 11 June 2018 11:27

demi 2

Këngëtarja e njohur botërore, Demi Lovato është detyruar të anulojë datën e saj të turneut në Londër për shkaqe shëndetësore.

Këngëtarja, 25 vjeçare përdori rrjetet sociale Instagram dhe Twitter për të ndarë lajmin "e keq" me fansat e saj.


Ajo tha se ishte e trishtuar që nuk do mund të vazhdonte turneun botëror, "Tell Me You Love Me" në kryeqytetin anglez.


Duke shpjeguar rreth gjendjes së saj të tanishme, Demi ka shkruajtur: “Po e shkruaj këtë përmes lotëve, unë duhet ta shtyj koncertin tim në Londër sonte për shkak të të qenit shumë sëmurë dhe me korde vokale të fryra, nëse do të këndoja sonte, do të dëmtoja kordat e mia vokale më shumë, unë potencialisht do të duhet të anuloj pjesën tjetër të turneut tim".


Mirëpo, Demi siguroi fansat se ajo do të riprogramojë shfaqjen për 25 qershor dhe falënderoi ata për mirëkuptimin e tyre.

 

lovato

Leave a comment