Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Shkaktarët dhe simptomat e sulmit në zemër

Monday, 11 June 2018 12:40

heart attack


Sulmi në zemër zakonisht ndodh kur një rrjedhë e gjakut e mbushur me oksigjen që shkon drejt zemrës papritmas bllokohet dhe zemra nuk mund të furnizohet me oksigjen. Nëse ky qarkullim i gjakut drejt muskujve të zemrës nuk rikthehet menjëherë, njeriu fillon të vdes.

 

Simptomat më të zakonshme të sulmit të zemrës janë:
–Dhimbje në gjoks. Shumica e sulmeve të zemrës përfshijnë dhimbje në qendër ose në anën e majtë të gjoksit. Përveç dhimbjes, ju mund të ndjeni edhe parehati, e cila vjen e rikthehet.
– Parehati në pjesën e epërme të trupit. Mund të vëreni dhimbje apo parehati në njërën apo dy duart, në shpinë, kraharor, qafë, mjekër apo në pjesën e epërme të stomakut (menjëherë përmbi kërthizë).
– Probleme me frymëmarrje. Kjo mund të jetë edhe e vetmja simptomë, ose mund të shfaqet para ose bashkë me dhimbjen në gjoks.

 

Simptomat e tjera të sulmit të zemrës përfshijnë djersitjen e ftohtë, lodhjen e pashpjegueshme dhe marramendjen.

 

Ndërsa ndër shkaktarët kryesorë të sulmeve të zemrës, përfshijnë keq-ushqyerjen për vite të tëra, përdorimin e drogës, stresin, ekspozimin ndaj te ftohtit ekstrem dhe pirjen e duhanit.

 

Sulmet e zemrës më së shpeshti ndodhin si rezultat i sëmundjeve koronare të zemrës. Kjo sëmundje ndodh kur substanca të ndryshme fillojnë të krijohen brenda artereve koronare të cilat e furnizojnë zemrën me gjak.

 

Reagimi i menjëhershëm pas vërejtjes së simptomave të sulmit të zemrës mund t’ua shpëtojë jetën dhe ta kufizojë dëmin që mund t’i shkaktohet zemrës.

 

Shumë njerëz nuk janë të sigurt se çfarë po ndodh dhe nuk i dinë saktësisht simptomat e zemrës.

Leave a comment