Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Vdes vajza 19-muajshe e olimpistit Bode Miller

Tuesday, 12 June 2018 09:59

bode6

Olimpistit amerikan në ski, Bode Miller, i ka vdekur vajza 19-muajshe. Ajo ka rënë aksidentalisht në një pishinë dhe është mbytur.

 

Vogëlushja Emmy Miller ka vdekur të dielën por njoftimi u bë vetëm të hënën mbrëma.

 

“Ne jemi shumë të shkatërruar. Vajza jonë e vogël Emmy, vdiq dje. Asnjëherë në një milion vjet nuk do ta kishim menduar se do të përjetonim një dhimbje të tillë. Dashuria, shkëlqimi dhe shpirti i saj nuk do të harrohen kurrë” ka shkruar kampioni i botës Bode dhe gruaja e tij Morgan në Instagram.

 

Ata po ashtu kanë kërkuar që të respektohet privatësia e familjes së tyre.

 

Bone Miller ka fituar gjashtë herë medalje olimpike ndërsa kanë edhe tre fëmijë të tjerë dhe janë në pritje edhe të një fëmije.

bode

 

 

sei 16546083

 

 

sei 16538781

Leave a comment