Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Jada Pinkett Smith rrëfen për frikën se mund t’i dhunohej djali

Wednesday, 13 June 2018 10:54

jaden

Aktorja Jada Pinkett Smith, bashkëshorti i së cilës është aktori i njohur Will Smith, ka treguar se kur djali i tyre Jaden ishte fëmijë nuk e kishin lejuar që të flinte gjatë natës te shokët e tij pasi aktorja kishte pasur frikë se ai mund të abuzohej seksualisht.

Në seritë e saj “Red Table Talk”, Jada Smith ka thënë se i ka mbrojtur fëmijët e saj në mënyrë që ata të mos kalonin trauma siç ndodh me shumë njerëz gjatë fëmijërisë së tyre.

 


“A e dini sa shumë burra kam njohur që kanë qenë të përdhunuar sa ishin të rinj?” ka thënë Jada.

 


Edhe vajza e aktorëve e cila është më e re në moshë sesa vëllai i saj ka thënë se prindërit janë shumë kufizues.

ar

 

jada

Leave a comment