Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Robbie Williams dhe Ayda Field në X Factor

Wednesday, 13 June 2018 11:51

lala

Pas largimit nga paneli i gjyqtarëve të X Factor-it, Louis Walsh, në vendin e tij do të jetë Robbie Williams, mirëpo përveç tij, gjyqtare do të jetë edhe gruaja e tij, Ayda Field, e cila do e zëvendësojë Nicole Scherzinger.


Çifti thuhet se kanë nënshkruar një marrëveshje me X Factor, prej 10 milionë funtesh.


Këngëtari 44-vjeçar, Williams, është shfaqur edhe me herët në shfaqje si një shtyllë mbështetëse në shtëpitë e gjyqtarëve, por tani ai po bashkohet në panelin zyrtar të gjykimit me gruan e tij Ayda-n kur X Factor të fillojë në gusht.


Një burim i brendshëm tha: "Ayda mendon se duke bërë shfaqjen me Robbie do të jetë shumë zbavitëse veçanërisht pasi ajo dëshiron ta mund burrin e saj në këtë spektakël. Ajo mezi po pret që të fillojë".

Robbie Williams më herët ishte shpallur favorit për të zëvendësuar Louis Walsh pas njoftimit të largimit të tij.

Leave a comment