Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Carlo Ancelotti nuk do të jetë kurrë trajner i Barcelonës apo Interit

Friday, 15 June 2018 12:55

ac

Trajnerit, Ancelotti iu ofrua roli i krye trajnerit të Italisë pasi Azzurrët nuk arritën të kualifikohen në Kupën e Botës, por 58-vjeçari refuzoi ofertën për të marrë drejtimin e Napolit.


“Unë kurrë nuk kam drejtuar një ekip kombëtar dhe herët a vonë do të doja. Kohët e fundit unë u kontaktova nga Italia, por preferova të zgjedh një klub sepse dua të stërvit çdo ditë” ka thene Carlo


Ai ka shtuar se e ka stërvitur Real Madridin në karrierën e tij, kështu që do të refuzonte të punonte për Barcelonën. 


“E njëjta gjë vlen edhe për Interin: Unë kurrë nuk do t’i stërvit ata për shkak të së kaluarës sime me Milanin”, tha italiani për mediat meksikane.


Këtë të fundit nuk e ka përjashtuar ta drejtojë një ditë kur përfundimisht do të vendos të drejtojë kombëtaret.

 

Theksojmë se Ancelotti është një ndër trajnerët me të suksesshëm në botë duke fituar të gjitha trofetë e mundshëm të botës për klubet.

Leave a comment