Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Capital T human në festën e Bajramit

Friday, 15 June 2018 14:40

ca

Reperi Capital T ka ndarë me adhuruesit e tij një video në të cilën ai shihet duke e ndaluar veturën në rrugë për t’i marrë disa fëmijë, të cilët më pas i ka dërguar në një dyqan, u ka blerë rroba të reja dhe i ka çuar në një restorant për të ngrënë drekë së bashku. 

 

Ibrahimi, Mimoza dhe Rauli patën rastin të kalojnë kohë me reperin. 

 

“Çdo herë që kaloj në qendër të qytetit, hasi në fëmijë që afrohen me lyp ndihmë financiare në këmbim të pastrimit të xhamave të veturës. Jo gjithmonë, po krejtve na ndodh me i injoru këta fëmijë për shkak të nxitimit apo edhe arsyeve të tjera. Në moment, prej dëshirës edhe vullnetit të mirë, vendosa me ndërru rrugën edhe i mora disa prej tyre m’i shëtitë, m’i vesh e m’i ushqy mirë”. Kjo video është bërë në shpejtësi, pa kurrfarë qëllime promocionale e keqpërdorimi. Me Fat festa e Bajramit të gjithë juve, prej meje, Ibrahimit, Mimozës dhe Raulit”, ka shkruar ndër të tjera Capital T.

Leave a comment