Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Muzika e dobishme për shëndetin e zemrës

Monday, 02 July 2018 11:47

music

Muzika e përmirëson disponimin duke e ndryshuar kiminë e trurit, ndërsa këto ndryshime mund të jenë të dobishme edhe për zemrën.
Muzika jo vetëm që e aktivizon sistemin e dëgjimit, por edhe i nxitë shumë rajone në tru, veçanërisht ato për lëvizje, vëmendje, gjuhë, kujtesë dhe emocione.


“Nuk ekziston stimulues i cili ndikon njëkohësisht në fusha kaq të gjera të trurit, siç bën muzika”, pohon Brian Harris, përndryshe terapist muzikor në Harvard.

“Ky aktivizim global ndodh derisa e dëgjojmë muzikën, interpretojmë në ndonjë instrument apo këndojmë. Këndojmë plotësisht  në dush apo në veturë.”


Studimet sugjerojnë se njerëzit nëse dëgjojnë muzikë mund të ushtrojnë më gjatë, atyre u përmirësohen funksionet e enëve të gjakut me relaksimin e arterieve, ndërsa rrahjet e zemrës dhe presioni kthehen në normale shumë më shpejtë pas ngarkesave. Gjithashtu muzika e redukton anksiozën tek ata të cilët kanë përjetuar infarkt dhe gjithashtu i ndihmon pacientët në rikuperimin nga operacioni i zemrës në mënyrë që ta ndjejnë më pak anksiozën dhe dhimbjen.


Ashtu si senzacionet e tjera të pëlqyeshme, dëgjimi ose krijimi i muzikës ndihmon në lirimin e dopaminës, neurotransmetuesit në tru i cili jep motivim. Përpunimi i tingullit fillon në qelizat e trurit, të cilat gjithashtu i kontrollojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen. Kjo lidhje shpjegon se pse muzika relaksuese i ngadalëson rrahjet e zemrës, frymëmarrjen dhe presionin, dhe bën që më lehtë të përballohen dhimbja, stresi dhe anksioza.
Shkencëtarët mendojnë se muzika të cilën e zgjedhin vetë pacientët ka efekt më të favorshëm se ajo që e zgjedh dikush tjetër për ta.


Në studimin e relaksimit të arterieve është testuar muzika klasike dhe rock, ndërsa përmirësimet ishin më të mira, kur adhuruesit e muzikës klasike dëgjuan muzikë klasike, sesa kur dëgjuan rock dhe anasjelltas. Adhuruesit e operës gjejnë relaksim të madh gjatë dëgjimit të operës, por tek ata të cilët nuk e pëlqejnë këtë, muzika e tillë mund të ketë efekt të kundërt.

Leave a comment