Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

A do të largohet Dembele nga ”Camp Nou”?

Tuesday, 14 August 2018 12:43

dembele

Ousmane Dembele nuk është në shitje. Sulmuesi i ri francez, i cili i ka treguar aftësitë e tij në Superkupën spanjolle me një paraqitje impresive dhe me një gol të bukur, mund të jetë i relaksuar rreth të ardhmes së tij.

Kështu klubi katalunas i ka thënë Dembeles. Ai është pjesë e planeve të trajnerit për sezonin e ardhshëm dhe konsiderohet lojtar krucial për Ernesto Valverden.

 

Në javët e fundit, mediat kanë spekuluar vazhdimisht për të ardhmen e Dembeles dhe thuhej se Barcelona dëshiron ta shesë atë këtë verë.

 

Kjo pasi që sezoni debutues i Dembeles te Barcelona ishte i dobët, i ndihmuar nga lëndimet, por tani ai ka konkurrencë pas ardhjes së Malcom.

 

Dembele filloi nga minuta e parë në Superkupën spanjolle ndaj Sevillas, dhe Malcom madje nuk ishte as i ftuar në bankën rezervë.

 

Reprezentuesi francez shpagoi besimin e trajnerit të tij duke shënuar gol brilliant.