Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Pogba pritet të largohet nga Man United

Friday, 14 September 2018 13:49

pogba

Ylli i Manchester United, Paul Pogba mund të largohet nga ”Old Trafford” për një rikthim në Juventus, gjithnjë sipas Andrea Pirlos. Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka qenë i lidhur me një largim nga Manchester Unitedi në muajt e fundit.

Barcelona është në kërkim të mesfushorit francez, i cili ka ngecur së fundmi nën urdhrat e Jose Mourinhos. Pogba dhe Mourinho kanë pasur disa mosmarrëveshje kohëve të fundit në klub.

 

25-vjeçari gjithashtu ka zbuluar se nuk mund t’i thotë të vërtetat rreth tij për situatën në skuadër. Dhe tani ish-ylli i Juventusit, Pirlo ka pohuar se Pogba mund t’i ri-bashkohet gjigantit italian.

 

Ai tha për Tuttosport: ”Nuk do të më befasonte mua kjo”. ”Juventusi është duke kërkuar më të mirët dhe nëse një lojtar largohet, nuk është e thëne se ai nuk mund të rikthehet”.