Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Vazhdojnë telashet për Realin. Kush dëshiron të largohet?

Friday, 28 September 2018 12:19

toni c

Real Madrid që nga largimi i Zinedine Zidane është përfshirë nga një valë mosmarrveshjesh që u pasua me largimin edhe të Cristiano Ronaldos.

Më pas kanë qënë emra si Marcelo, Benzema, Modric apo Bale që janë lidhur me një largim të mundshëm nga klubi i “Los Blancos”.

 

Por së fundmi një tjetër emër ka këkruar që të largohet nga kampionët e Europës.

 

Bëhet fjalë për Toni Kroos, i cili duket se nuk e sheh veten për shumë gjatë tek “Los Blancos”.

 

Ai ka oferta nga Premier League, të cilat siç shkruan “Don Balon” ka nisur t’i shqyrtojë më me seriozitet.

 

Gjermani ka disa sezone që qëndron në listën e të preferuarve të Pep Guardiola-s, por deri më tani nuk kanë gjetur një marrëveshje për shkak të hezitimit të 28-vjeçari.

Tashmë gjërat duket se do marrin një tjetër rrjedhë.