Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Instagram Stories me ndryshime

Monday, 08 October 2018 12:41

Instagram Posts

Storiet e Instagram-it janë projektuar të jenë të shkurtra dhe mbreslënëse. Sidoqoftë ka përdorues që mund të preferojnë të ngarkojnë video nga telefoni, dhe lajmi i mirë është se tani aplikacioni e mbështet këtë tipar.

Para kësaj, Stories ishin të kufizuara në 15 sekonda për klip, dhe në rast se ishin më të gjata, përdoruesit ishin të detyruar të shkurtojnë videot vetë.

 

Megjithatë sipas përdoruesit të Reddit T0oYoung, duket se Instagram tani po i zvogëlon videot për përdoruesit. Në thelb, kur ngarkoni një video që zgjat më shumë se 15 sekonda, Instagram do të jetë në gjendje t’i prej ato video në segmente, që do të thotë se nuk duhet të keni njohuri se si të ndani videot në mënyrë që të përfitoni nga kjo veçori.

 

Instagram ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht këtë veçori, kështu që është e mundur që ata thjesht janë duke e testuar atë. Gjithashtu, çfarë është interesante të theksohet është se bazuar në videon e mësipërme, duket se ndërsa videoja mund të ishte incizuar në një të vetme, kur videoja ndahet dhe segmentohet, redaktimet si teksti dhe filtrat e shtuar në segmentin e parë, nuk përcjellen në segmentet tjera.

 

Megjithatë, përkundër kësaj të mete, mund të jetë e dobishme për ata që duan të ngarkojnë video më të gjata.