Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Erza Muminoviq hyri në histori të sportit të Kosovës

Monday, 08 October 2018 12:44

erzaa

Erza hyn në histori duke fituar medaljen e parë për vendin tonë në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018. Xhudistja nga Peja fitoi medaljen e bronztë të dielën në Buenos Aires të Argjentinës, në kategorinë -44 kilogramë.

16-vjeçarja nga Peja u shpreh tejet e lumtur për suksesin e arritur. “Është ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte e vështirë sepse është garë shumë e fortë që zhvillohet çdo herë në katër vite dhe jam e lumtur që fitova medaljen”, tha Muminoviq.

 

Erza e nisi me humbje misionin drejt medaljes, duke u mposhtur nga Devi Thangjam e Indonezisë, por më pas u rikthye me tri fitore në repesazh, që i mundësuan të bronztën.

 

“Humbja në çerekfinale ishte ndjenjë e pakëndshme, por më pas gjeta motiv dhe u riktheva”, shtoi kampionia e Evropës, e cila suksesin ia dedikoi trajnerit të saj, Driton Kuka, familjes dhe shoqërisë.

 

Me të në Buenos Aires është edhe asistenti i trajnerit Driton Kuka, Fatos Tabaku, i cili ishte krahu i djathtë i Erzës.

 

“Ishte e vështirë të fitohet medalja. Norma për t’u arritur ishte një rrugëtim shumë i gjatë, punë, mund dhe sakrificë që na u shpagua me medalje. Shumë lehtë ka mundur të fitohet edhe e arta, sepse të gjitha këto xhudiste, Erza i ka mundur këto, por sporti e ka këtë dhe ja edhe një medalje pikërisht nga sporti i xhudos”, u shpreh Tabaku.

 

Kosova për herë të parë po merr pjesë në Lojërat Olimpike për të rinj dhe që në ditën e parë fitoi medaljen e parë.