Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Taylor Swift artistja e vitit në AMA

Wednesday, 10 October 2018 12:31

taylori

Edhe sivjet 'American Music Awards' mblodhi emra të mëdhenj të cilët parakaluan mbi tapetën e kuqe dhe rrëmbyen çmime. Në edicionin e 46-të të kësaj ngjarje fituese si ‘Artistja e vitit’ me katër çmime u shpall Taylor Swift.

Përveç çmimit kryesor, Swift rrëmbe edhe tri çmime të tjera e që janë:

 

1.Turi i vitit

2.Artistja e preferuar femër-Pop/Rok

3.Albumi i preferuar – Pop/Rok

Të pranishme ishin edhe tri këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora të cilat kanë shkëlqyr dhe ishin ndër të komentuarat në mediat e huaja.

 

Bebe dhe Dua ishin të nominuara mirëpo nuk morën çmime ndërsa Rita nuk ishte fare e nominuar.