Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Rihanna: Trump, ndalo muzikën time

Tuesday, 06 November 2018 10:32

rihannaa

Rihanna është zemëruar me Donald Trump. Këngëtarja dëshiron që ai menjëherë të ndërpresë përdorimin e muzikës së saj gjatë takimeve të tij politike. Përmes një gazetari nga Wshington Post, Rihanna mësoi se Trump luan hitet e saj në takime politike.

Në Tëitter gazetari shkroi: "Kur këndon Rihanna, asistentët e Trump i dhurojnë këmisha falas audiences”.

 

Këngëtarja nuk e pëlqej këtë gjë dhe ajo menjeherrë ka reaguar. “Jo më gjatë”, shkruoi ajo. Në një posatim tjetër, këngëtarja tha: "As unë dhe as njerëzit rreth meje kurrë nuk do të shkojnë në një nga ato tubime të tmerrshme."

 

Rihanna nuk është artistja e parë që kërkon që presidenti të ndalë muzikën e tij ose të saj. Javën e kaluar Pharrell Williams tha se donte ta padisë presidentin për lansimin e këngës “Happy” në tubimet e tij. Frontmeni i “Aerosmithit”, Steven Tyler dhe trashëgimtarët e Princit gjithashtu kërcënuan Trump me padi për shkak të përdorimit të muzikës pa lejen e tyre.