Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Pas 50 vjetësh vjen dokumentari për Aretha Franklin

Tuesday, 06 November 2018 11:26

aretha

Rreth pesëdhjetë vjet pas realizimit, një dokumentar rreth Aretha Franklin do të dalë më në fund në dritë. Dokumentari filmik me titull “Amazing Grace”, tregon paraqitjet e Arethas në koncertet kishtare, që ishin edhe motiv që diva e muzikës botërore të bënte një album me këngë ungjillore.

Mbesa e saj Sabrina Owens, ka thënë se këngëtarja është shumë e ndrojtur në këtë film. "Atëherë nuk ishte asgjë, nuk e kishte vetëbesimin që e pati më vonë. Ajo mund të thotë vetëm pesë fjalë në të gjithë filmin. Për më tepër, ajo do të shihet duke kënduar me zërin e saj të bukur dhe karizmatik”.

 

Gjatë kohës që u regjistrua dokumenari në fjalë, Aretha ishte tridhjetë vjeç dhe ishte një këngëtare e mirënjohuir e muzikës soul.

 

Ky dokumentar nuk kishte dalë deri më tani për shkak të promblemeve që kishin dy produksione mes vete.