Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Michael Douglas zbulon yllin në "Walk of Fame"

Wednesday, 07 November 2018 10:53

doug

Në prani të Kirk, babait të tij 101 vjeçar, Michael Douglas zbuloi yllin e tij në “Walk of Fame” në Hollywood. Ishte shumë e veçantë për aktorin 74-vjeçar që ta kishte babanë e tij në ceremoni. Gjatë fjalimit të tij, Michael u bë paksa emocional.

Ai u kthye tek Kirk dhe tha: "Do të thotë kaq shumë për mua që je këtu, baba. Më lejoni ta them thjesht dhe drejt nga zemra: Jam krenar që jam djali yt ".

 

Në ceremoni ishte prezente edhe kolegia e tij Jane Fonda, e cila foli disa fjalë.

 

Ajo tha se "Michael e ka dëhsmuar veten si një aktor dhe producent i madh."