Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Spice Girls po vijnë sërish

Thursday, 08 November 2018 11:52

spicegirls

Spice Girls, njoftuan një turne ribashkimi në Mbretërinë e Bashkuar, ku ato pritet të fitojnë rreth 3.2 milionë dollarë për person.

Melanie Brown (43), Melanie Chisholm (44), Emma Bunton (42) dhe Geri Halliwell (46), sipas TMZ, do të marrin pak më pak se 550,000 dollarë për shfaqje, që arrin më shumë se tre milion dollarë për person për gjashtë koncerte.

 

Megjithatë, grupi i vajzave ka deklaruar pak a shumë se po vijnë më shumë koncerte.

 

Në një intervistë për BBC Radio 2, prezantuesi Chris Evans pyeti nëse koncerti me 15 qershor do të ishte i fundit, por Mel B menjëherë tha se nuk është kështu. Në një intervistë më vonë me Heart Radio, Scary Spice gjithashtu njofton se një album i ri po vjen.