Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Adem Demaçi

Friday, 27 July 2018 09:42

Adem Demaci

Adem Demaçi u lind diku në gusht-shtator 1935, por zyrtarisht i ati Zeqiri e regjistroi më 26 shkurt 1936. Pas okupimit italian më 1941 dhe hapjes së shkollave shqipe në Kosovë, familja e regjistroi në shkollë më 1942.


Në vitet '50 Demaçi shkroi në revistën letrare "Jeta e re" drejtuar nga Esad Mekuli, dhe më 1958 shkroi romanin e tij të parë Gjarpijt e gjakut që trajton temën e gjakmarrjes në viset shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës.


Morri shumë çmime njëra ndër to janë:


• Urdhri Hero i Kosovës, 2010
• Çmimi Saharov për Lirinë e Mendimit, 1991
• Çmimi për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos, 1995

Demaçi u arrestua së pari më 1958 nga regjimi autoritar i Josip Broz Titos, duke u dënuar me tre vite burgim. Pas lirimit ai u radhit me Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin Shqiptar. U burgos sërish më pas më 1964 për dhjetë vjet burgim dhe u ridënua më 1975 me pesë vjet burgim. Më 1969 Amnesty International e njeh si të burgosur të ndërgjegjes. U lirua prej burgut në kohën e presidentit Sllobodan Millosheviç.

 

Ndërroi jetë më 26 korrik 2018 në Prishtinë, Kosovë në moshën 82-vjeçare.