Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Njihuni me vetitë kuruese të dafinës

Tuesday, 31 July 2018 13:47

gjethetedafine 720x340

Përfitimet më mbresëlënëse shëndetësore të gjetheve të dafinës përfshijnë aftësinë e tyre për të ngadalësuar procesin e plakjes, për të mbrojtur trupin nga infeksionet bakteriale, për të menaxhuar diabetin, për të përmirësuar shëndetin e zemrës, reduktuar inflamimin, lehtësuar problemet me frymëmarrjen, si dhe për të parandaluar lloje të caktuara të kancerit. Është e udhës ta përfshini atë në dietën tuaj.

Përmirëson tretjen

 

Gjethet e dafinës kanë një efekt shumë të fortë mbi sistemin gastrointestinal. Ato stimulojnë urinën dhe të vjellat, në rast se ndodh të keni konsumuar diçka toksike. Pë më tepër, komponimet organike që gjenden në gjethe janë shumë të efektshme për problemet e ndryshme që mund të keni me stomakun.

 

Kujdesi për flokët

 

Nëse doni të përmirësoni shëndetin e flokëve tuaj dhe të eliminoni zbokthin, aplikoni ujë në të cilin keni zier disa gjethe dafine më parë. Kimikatet dhe përbërësit në to mund të ndihmojnë në eliminimin e lëkurës së thatë dhe zbokthit.

 

Parandalojnë kancerin

 

Kombinimi unik i antioksidantëve dhe komponimet organike që gjenden te dafinat ndihmojnë për të mbrojtur trupin nga efektet e radikaleve të lira. Radikalet e lira mund të bëjnë që qelizat e shëndetshme të shndërrohen në qeliza kanceroze, të cilat gjethet e dafinës janë veçanërisht të afta për t’i parandaluar.

 

Reduktojnë ankthin dhe stresin

 

Gjethet e dafinës mund të ndihmojnë për të ulur nivelin e stresit. Hormonet e stresit të tepërt mund të jenë të rrezikshme për shëndetin, kështu që gjethet mund t’ju ndihmojnë që të qetësoheni e të jeni të relaksuar edhe në moment ankthi.

 

Menaxhojnë diabetin

 

Gjethet e dafinës kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me përmirësimin e funksionit të insulinës dhe nivelet e rregulluara të sheqerit në gjak. Për pacientët me rrezik të zhvillimit të diabetit ose për ata që janë me diabet, konsumimi i rregullt i gjetheve të dafinës mund të pengojë komplikacionet që sëmundja shfaq me kalimin e kohës.

Leave a comment