Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Arsye të forta për tu mbrojtur nga dielli

Tuesday, 07 August 2018 12:09

plakja 07

Ekspozimet e gjata gjatë jetës mund të sjellin një zverdhje të vazhdueshme të lëkurës, një formacion më të plotë rrudhash, të cilat nuk janë aspak të këndshme. Prandaj, është shumë e rëndësishme që rrezatimet të merren në mënyrë graduale, duke e mësuar trupin pak nga pak. Ditët e para rekomandohet të përdoret një krem mbrojtës për të gjithë lëkurën dhe më pas mbrojtje të pjesshme.

Dielli mund të shkaktojë vatra parakanceroze, tumore epiteliale, ekzema dhe djegie të shkallëve të ndryshme. Të gjitha këto patologji lidhen me dëmtimin e ADN-së së qelizave dhe shkaktohen nga rrezet ultravioletë. Natyrisht që për të provokuar këto dëmtime duhet që koha e ekspozimit të jetë shumë e gjatë dhe pa masat e duhura.

 

Dëmtimet nga dielli shfaqen me njolla të cilat kanë një ngjyrë të ndryshme nga ajo e lëkurës, herë më të hapur dhe herë me ngjyrë të kafenjtë. Pjesët e trupit që janë më të favorizuara për këto shenja dihet se janë ato më të ekspozuara të diell si duart dhe fytyra. Duhet të keni kujdes të madh për shenjat e diametër më të madh se 6 mm, me formë të çrregullt dhe me ngjyrë jo të njëjtë në sipërfaqe, të cilat mund të mos shërohen gjatë gjithë kohës për shkak të ekspozimit të gjatë nën rrezet e diellit. Ato në fytyrë janë shumë jo estetike.

 

Ne duhet të përdorim kremin që i përshtatet lëkurës dhe që është në gjendje të na mbrojë si nga rrezet Uvb dhe Uva: rrezet ultravioletë me një gjatësi vale mes 280 dhe 320 manometër dhe mes 320-400 manometër. Uvb janë mbi të gjitha përgjegjës për fenomenet akute, ndërsa Uva arrijnë të depërtojnë më thellë në lëkurë dhe luajnë një rol më të rëndësishëm në krijimin e fotoplakjes dhe në zhvillimin e vatrave të tumorit.

 

Një krem solar nuk mund të përdoret me qëllimin për të zgjatur orët e ekspozimit në diell, por me qëllimin për të marrë një rrezatim të mirë dhe pa rreziqe. Mbi të gjitha është e rëndësishme të kujtohet se duhet që trupi të lyhet sërish me krem pas larjes ose pas notit, pasi edhe produktet me provë uji nuk durojnë më shumë se 2-3 banja ose 30 minuta.

Leave a comment