Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Armando Sadiku e jep këtë premtim pas lëndimit

Wednesday, 08 August 2018 11:56

armando 8

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të humbasë jo vetëm fazën e parë të La Ligas por edhe ndeshjet me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, turneun më të ri që do të startojë në shtator në nivel përfaqësuesesesh.

Pas operiacionit, Armando Sadiku ka nisur fazën e rehabilitimit për t’u rikuperuar nga dëmtimi që do ta mbajë rreth 6 muaj jashtë fushave të futbollit.

 

Me dëmtimin që pësoi në gju në miqësoren mes Levantes dhe holandezëve të Herenveen, Sadiku humbi edhe mundësinë për t’u transferuar në një tjetër kampionat gjatë kësaj vere.

 

Megjithatë sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk është dorëzuar dhe me një postim në rrjetin e tij social Facebook, i ka premtuar të gjithë fansave të tij se do të rikthehet në fushë më i fortë se kurrë.

 

“Diçka e papritur më ndodhi ! Por, falë ndihmës së Zotit çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi pas operacionit ! E di që nuk do të jetë e lehtë të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë fushës”, ka shkruar Sadiku në Facebook

 

“Por kush më njeh, e di mirë që nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë. Fjalët nuk më pëlqejnë shumë, por do të punoj fort të kthehem përsëri në fushën e gjelbër!”.