Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Pse duhet ta hani shalqirin me fara?

Thursday, 09 August 2018 12:03

shalqiriro1

Duke mos njohur faktin se sa të shëndetshme janë farat, të gjithë ne hamë vetëm frutin. Procesi i pastrimit të këtij fruti nga farat mund t’ju duket gjëja më e bezdisshme, por kur të mesoni çfarë mund t’i sigurojnë ato organzimit tonë, e sigurtë që do blini shalqi vetëm prej farave.

Këto fara përmbajnë vlera ushqyese që përfshijnë acide yndyrore, proteina esenciale dhe shumë minerale. Farat e shalqiut janë të pasura me vitaminë B ashtu si thiamine, niacin dhe minerale si magnez, kalium, mangan, hekur, zink, fosfor dhe bakër.

 

Për më tepër, farat e shalqiut përmbajnë fibra dietetike dhe janë thelbësore për funksionimin normal të traktit tonë të tretjes. Ato ndihmojnë në rast se vuani nga parazitët në zorrë dhe mund t’ju ndihmojnë nëse vuani nga inflamacionet e ndryshme.

 

Substanca citruline që gjendet tek farat e shalqinjve vepron si një antioksidant, nxit zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka një efekt pozitiv në rastin e arteriosklerozës dhe hipertensionit. U bindët që shalqiun nuk duhet ta pastroni nga farat?