Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Ananasi ligj për shëndetin

Wednesday, 15 August 2018 12:02

ananasi 15

Në kultivimin e ananasit nuk përdoren pesticide dhe mjete të tjera mbrojtëse. Pesë arsye përse duhet të hani më shpesh:

1. Ananasi i freskët ka vlerë të ulët të kalorive, mirëpo është i pasur me vitamina dhe minerale të shumta.

 

2. Në 100 g ananas ka rreth 50 kalori, ngjashëm me mollën.

 

3. Ananasi përmban enzimë proteolitike bromelaine, e cila merr pjesë në tretjen e ushqimit dhe zbërthen proteinat. Për bromelainën besohet që ka cilësi antiinflamatore, antikancerogjene dhe cilësi kundër ngjizjes së gjakut.

 

Hulumtimet tregojnë që konsumimi i rregullt i ananasit ndihmon në luftën kundër artritit, tretjes së keqe dhe te infeksionet e parazitëve siç janë skratë.

 

4. Anasi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, të domosdoshme për sintezën e kolagjenit në trup, i cili është i rëndësishëm për ndërtimin e venave të gjakut, lëkurës, organeve dhe eshtrave.

 

Veç tjerash, vitamina C është e rëndësishme për punën normale të imunitetit.

 

5. Ananasi përmban edhe vitaminën A në formë të beta-karotenit, mirëpo përmban edhe në masën më të mirë të vitaminës B dhe kalium.

 

Kaliumi është i rëndësishëm për kontrollin e pulsit dhe për shtypjen e gjakut.