Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Shega dhe vetitë e mrekullueshme të saj

Monday, 10 September 2018 10:36

201701041629572901057

Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije të athët dhe erë. Shega me farat e saj të kuqe si rubin është një frut i shijshëm, por edhe shumë i vlefshëm për organizmin e njeriut.

-Lëng shege me kivi. Përzierje fantastike, antikancerogjene dhe energjike. Që të dyja përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C

 

-Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për organizmin tonë

– E përdorur shpesh në dieta ajo është një parandaluese e sëmundjes se Alzajmerit

-Enzimat që përmban shega shërbejnë si frenuese për këtë lloj sëmundjeje

-Kjo është edhe një prej sëmundjeve, të cilat shega mund t’i parandalojë ose t’i ngadalësojë, nëse përdoret rregullisht

 

Fruti i shegës është një nxitës për rritjen e kolesterolit të mirë dhe frenues i përkryer për atë të keqin. Shega, një nga frutat më të shijshme që ndodhet dhe kultivohet në vendin tonë dhe që këshillohet të jetë pjesë e dietës. Fakti që ky frut maturohet plotësisht në fillim të vjeshtës dhe vazhdon të deri në fillim të janarit, na bind edhe më tepër se përmban vlera ushqyese dhe kuruese të jashtëzakonshme. Pa u stërzgjatur po përmendim disa prej tyre.

 

Kanceri në mushkëri

Shega është e pasur në vitamina të cilat bëjnë të mundur parandalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së kancerit në mushkëri. Eksperimentet janë kryer mbi kafshë që kanë ngjasime me njerëzit dhe rezultatet kanë qenë mahnitëse.

 

Lëngu i shegës simbol i jetëgjatësisë

Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat. Fruti i shegës është simbol i jetëgjatësisë.

 

Leave a comment