Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Nje vend turistik si Malta

Wednesday, 12 September 2018 13:21

Vis eten Malta

Malta eshte grup i shtate ishujve ne detin Mesdhe, ne jug te Sicilise dhe ne veri te Tunizise. Vetem tre nga shtate ishujt, Malta, Gozo dhe Kemna jane te banuar. Kemna, me e vogla me permasa 2.5 kilometra me 1.5 kilometer, dikur ishte vendstrehim i banditeve e i pirateve. Qeveria malteze udhehiqet nga lideri i partise me me shume vende ne Dhomen e Perfaqesuesve. Parlamenti ndodhet ne Pallatin e Mjeshtrit te Madh, dikur seli e mjeshterve te medhenj te kaloresve te Maltes.

Malta ka qene e banuar qe prej 5200, para eres sone, dhe tempujt e saj parahistorike jane me te vjeter se piramidat. Civilizimi ekzistonte para se te arrinin fenikasit dhe ta quanin ishullin Malath, apo “Parajsa e sigurt”, per shkak te brigjeve ku anijet mund te strehoheshin. Thuhet se patroni i shenjte i Maltes, Shen Poli, pasi i ishte fundosur anija, ishte bartur nga dallget ne brigje te Maltes me 60, para eres sone, dhe katolicizmi romak ka ndikim te thelle ne kulturen malteze. Ishujt ishin seli e Urdhrit te kaloresve te spitalit te Shen Gjonit, apo kaloresit e Maltes, per shume shekuj. Dikur pjese e Perandorise Britanike, Malta eshte pavaresuar, me 1964 ndersa republike eshte qe nga viti 1974.

 

Valeta ka marre emrin sipas Zhan Parisot de la Valleta-s, qe mbrojti ishullin me sukses nga invadimi otoman, me 1565. Pos qe eshte kryeqytet, eshte edhe port shume i ngarkuar.

 

Malta sot

Perparesite ekonomike te Maltes jane pozita e saj, klima dhe fuqia e vyeshme punetore. Ekonomia varet nga tregtia me jashte meqe eshte pike lidhese per transportin detar ne Mesdhe dhe 1.3 milion turiste e vizitojne çdo vit. Tekstili, elektronika dhe shtypi jane te rendesishme, sikurse edhe nxjerrja e gurit gelqeror, mirepo uji eshte i paket. Malta dhe Tunizia jane duke e diskutuar mundesine e eksploatimit te naftes ne shtratin e detit ndermjet dy vendeve.

 

Valeta

Qyteti i rrethuar me mure, Valeta, ishte ndertuar ne nje koder dhe ishte e fortifikuar. Ishte disenjuar per te impresionuar dhe ende eshte qytet madheshtor. Muzeu i saj arkeologjik ka koleksion te gjere artefaktesh parahistorike.

 

Shtate tempujt megalitike ne Malte dhe Gozo jane nder monumentet me te vjetra ne bote qe ende qendrojne ne kembe. Tempulli nentokesor i Hal Saflienit ishte ndertuar rreth 2500, para eres sone – nje ndertimtar e pati zbuluar kur po hapte themelet per te ndertuar shtepine. Labirinti ka nje varg dhomash nentokesore te lidhura me korridore. Duhet te kete qene tempull, por me pas ishte bere eshterore – aty me vone jane gjetur eshtrat e 7.000 njerezve.

 

Fshati i Popajit ne Malte fillimisht qe ndertuar si skene per te xhiruar mjuziklin Popaj. Sot eshte atraksion turistik shume i vizituar.