Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Robbie Williams i lumtur për fëmijën e tretë

Friday, 14 September 2018 13:45

robbie 14

Robbie Williams tashmë e ka komentuar lindjen e fëmijës së tij të tretë, vajzës Coco. Vajza, e cila erdhi në këtë botë nëpërmjet një nëne surrogate, është "një fëmijë shumë i relaksuar", sipas babait të saj krenar.

Ai dhe bashkëshortja e tij Ayda Field e kanë mirëpritur me shumë dashuri foshnjen që tashmë është mes tyre.

 

"Është qesharake. Kur lindi vajza jonë e parë ne gjatë gjithë kohës ishim duke bërë sssttt...Tani jo, sepse Coco është shumë e qetë dhe e relaksuar”, ka thënë Robbie.

 

Ai ka shtuar se e vogla nuk po xhelozohet nga motrat më të mëdha, gjë që është shenjë e mirë.

 

Këngëtari ka shtuar: “Ne jemi të gëzuar me këtë vajzë të bukur që erdhi në jetën tonë”.