Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on your:  android 2017 Android  iphone  iOS  

2Pac

Friday, 14 September 2018 13:47

2pac

Reperi amerikan, Tupac Amaru Shakur, u qëllua me katër plumba në gjoks, teksa kthehej nga një meç i boksit i Mike Tysonit, më 7 shtator në vitit 1996 në Las Vegas, ndërsa ndërroi jetë gjashtë ditë më pas.

Vdekja e tij, e cila ka ndodhur para 22 vitesh, është konsideruar si humbje e madhe për skenën e hip-hopit amerikan dhe botëror.

 

Tupac lindi më 16 qershr të vitit 1971 në Harlem dhe ishte një reper, aktor, aktivist dhe tekstshkrues, për shumëkënd hip-hop artisti më i mirë në histori.

 

Gjatë karrierës muzikore ka shitur më shumë se 75 milionë kopje albumesh në gjithë botën. Veç kësaj, ka xhiruar edhe disa filma, ndërsa më të njohurit janë “Juice” (1992) dhe “Bullet” (1996).

 

Me emrin 2 Pac e lansoi albumin e tij të parë në vitin 1991, “2Pacalypse Now”, ndërsa albumi i dytë “Strictly 4 My N.I.G.G.A.Z.” (1993) i përmbante këngët e suksesshme, “I Get Around” dhe “Keep Ya Head Up”.

 

Albumi i tij i tretë, “Me Against the World”, arrit majat e top-listave, ndërkohë që reperi ishte në burg pas akuzave për përdhunim. Derisa kritikët e muzikës e kishin lavdëruar punën e tij, shumë të tjerë kanë thënë se ai e kishte paralajmëruar vdekjen përmes këngëve.

 

Në vitin 1994 sërish qëndroi në burg, pas sulmit ndaj regjisorit Allen Hughes, ndërsa ishte akuzuar përsëri për keqtrajtim seksual. Tupac i mbijetoi gjuajtjes me pesë plumba gjatë kohës kur disa hajna ishin përpjekur të grabisnin studion e tij muzikore.

 

Më pas i kaloi shtatë muaj në burg dhe pastaj iu kthye muzikës. Në hitin e madh “California Love” ishte mysafir Dr. Dre, ndërsa një sukses të madh e arriti “How Do You Want It”.

 

Momentet e fundit në jetën e shkurtër të Tupacut u zhvilluan më 7 shtator 1996, kur me menaxherin e tij, Suge Knight, shkonin drejt një klubi nate, pasi kishin ndjekur një meç boksi të Mike Tysonit.

 

Atyre iu ishte afruar një Cadillac i bardhë, ndërsa vozitësi kishte qëlluar 12 plumba në BMW-në e tij të zi. Në trupin e reperit përfunduan katër plumba që ia morën jetën. Ai vdiq në moshë 26-vjeçare.

 

Leave a comment