Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  

Dua Lipa: 245 shfaqje çmenduri, argëtuese, emocionale

Wednesday, 12 December 2018 11:00

duaperf

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur për fansat se ka mbajtur shfaqjen e saj të 245-të brenda këtij viti. E njëjta është shfaqur mjaft atraktive dhe provokuese me një fustan të zi të shkurtër në këtë koncert.

Dua ka tërhequr vëmendjen e fansave me linjat e saj trupore, në veçanti të pasmet, të cilat nuk ka hezituar që t’i vërë në plan të parë.

 

Ajo ka ndarë me fansat disa fotografi nga koncerti, në mbishkrimin e së cilës ka bërë një dedikim special për fansat e saj.

 

” Shfaqja 245. Çmenduri, argëtuese, emocionale. Mirënjohëse përtej besimit për çdo person që ka mbushur çdo cep në këto vende dhe ka qenë pjesë e udhëtimit. Asnjëherë në një milion vjet nuk do të kisha menduar që do ta përfundoja turneun tim të parë si një kandidate e ‘Grammy’.

 

Kjo tregon fuqinë tuaj dhe dashurinë tuaj dhe unë jam kaq e përulur para jush. Ju jeni të dashur dhe të vlerësuar më shumë se sa e dini. E emocionuar për të sjellë më shumë muzikë dhe për t’iu parë të gjithëve ju përsëri. Faleminderit”, ka shkruar Lipa në Instagram.

 

Dua përndryshe, javë më parë u bë e ditur se përfundoi e nominuar në dy kategori në ‘Grammy Awards 2019’, atë të “Artistes së re më të mirë”, dhe “Kënga më e mirë ritmike e vitit”.