Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Monday, 14 January 2019 13:08

Flori largohet nga muzika?!

flori m

“Vendimi më i vështirë i jetës time..." Kantautori shumë i suksesshëm shqiptar, Flori Mumajesi së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë, si për projektet e reja muzikore ashtu edhe për jetën e tij private.

Artisti u përfol për disa lidhje me koleget e tij, por që këto shkrime më vonë i mohoi vetë Flori. Artisti në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 634 mijë ndjekës, mbrëmë ka befasuar fansat me deklaratat që po merr vendim të shkëputet nga muzika.

 

“Vendimi më i vështirë i jetës time të shkëputem nga muzika…”, “Dhe? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lote… Nuk jam dorzuar ende dhe pse shpesh herë e mendoj vërtet! JU DUA”, “E vërteta e pamundur”, janë shkrimet që ka publikuar Flori në profilin e tij në Instagram. Këto deklarata të artistit nuk i kanë pritur mirë fansat e tij, të cilët kanë filluar t’i lënë komente nga më të ndryshmet në videon e fundit të publikuar në profilin e tij.

 

Flori siç duket e ka menduar shumë herë të pauzojë nga muzika, por që dashuria e fansave për muzikën që bënë artisti nuk e ka lënë të marrë një vendim të tillë. Kantautori përmbylli vitin 2018 me projekte të shumta muzikore si dhe me marrjen e çmimit të parë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Plas”.

 

“Mori” është projekti i fundit muzikor i këngëtarit në bashkëpunim me Ghetto Geasy-n dhe Brunon që është publikuar më 15 dhjetor të vitit 2018 dhe që deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin Youtube.