Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 16 January 2019 11:09

Macaulay Culkin: Miqësia me Jackson ishte normale

jackson

Yllli i filmit për fëmijë “I vetëm në shtëpi”, Macaulay Culkin, ka folur së fundi për miqësinë e tij me Michael Jackson duke thënë se shoqërimi me të ishte krejt normal dhe se nuk kishte asnjë gjë të turpshme gjatë ndejave të përbashkëta.

Sipas Macaulay, Jackson e kontaktoi atë për shkak të famsës së madhe të filmit “Home Alone”, që këngëtarit i kishte pëlqyer jashtëzakonisht shumë.

 

Kur dyshja u takuan, Macaulay ishte njëmbëdhjetë vjeç, ndërkaq Jackson në fillim të të 30-tave.

 

"Nëse vlerësoni moshën, shoqëria jonë mund të duket e çuditshme, por ne vërtet ishim miq. Më të vërtet, unë po përjetoja famën e madhe dhe vetëm ai më kuptonte më së miri pasi të njetën gjë e kishte kaluar edhe vetë. Ai, donte të sigurohej që unë nuk po ndihesha vetëm”.

 

Aktori që luajti Kevinin ka treguar se asnjëherë nuk është ngacmuar nga Michael Jackson dhe se miqësia e tyre ka qenë mëse normale.