Print this page
Wednesday, 16 January 2019 11:12

Paris Jackson përfundon në klinikë

paris j

Paris Jackson është pranuar në një klinikë për të punuar në problemet e saj psikologjike. Këtë gjë e bëjnë të ditur burime pranë modeles dhe aktores, që më mirë njihet edhe si vajza e Michael Jackson.

Sipas të njejtit burim, 20-vjeçarja ka pasur një vit të mbushur me angazhime, të cilat e kanë rënduar edhe më shumë psikologjikisht, duke e bërë gjendjen e saj fizike dhe emocionale shpesh të pa qëndrueshme.

 

Siç mësohet, vajza e Michael Jackson është regjistruar vetë në këtë institucion që thuhet se do ta ndihmoj atë të përmirësohet.

 

Vajza e vetme e Michael Jackson ka një histori me probleme mendore. Si adoleshente, ajo disa herë tentoj të vetvritej. Ajo, asaj kohe tha se depresionin e morri në shkollë pasi shoqërohej me persona të gabuar.