Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    [email protected]       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 23 January 2019 11:21

R. Kelly po hetohet edhe më tej

rkelly

Ende nuk kanë përfunduar telashet për R.Kelly, i cili është bërë cak i drejtsisë dhe medias pas akuzave për keqpërdorim të femrave, të cilat u tha se i kishte trajtuar si skllave.

Siç mësohet, policia ka vizituar studion muzikore të këngëtarit në Çikago, sepse po dyshohet se ai e ka përdorur këtë vend si një hapsirë për të fjetur dhe për të ushtruar aktivitetet e tij, ndërkohë që ky vend do të duhej të shërbente vetëm si vend pune.

 

Policia në studio ka gjetur shumë gjëra të dyshimta, madje edhe shtrat dhe një banjo me avull, që bëjnë të dyshohet se ky vend ka shërbyer edhe për gjëra të tjera.

 

Po thuhet se R.Kelly po akuzohet për 65 vepra të dyshimta, ndërkohë ai po hulumtohet edhe më tej.