Në një paraqitje virtuale në Today With Hoda&Jenna, ajo ka treguar më shumë për rrjedhën e jetës së saj.
“Ka qenë një vit u mbushur me ngjarje. Sinqerisht, për mua fillimi i vitit ka qenë jashtë asaj që planifikova. Isha në atë trajektore për një karrierë, duke planifikuar të kthehesha. Mendoj se më e rëndësishme është se mësoja të dua veten time. Nuk kishte qenë kështu deri më tani”, u shpreh Demi.