Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       
 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 27 November 2020 13:42

Aktorët e njohur akuzohen se kanë fëmijë së bashku fshehurazi

aktoret

Aktorët e filmit të njohur “Fifty Shades of Grey” Jamie Dornan dhe Dakota Johnson janë dy aktorët kryesorë të filmit “Fifty shades of Grey”, film i cili çmendi botën pesë vite më parë.

 

Jamie Dornan, në rolin e Christian Grey, u kthye në idhullin e çdo femre dhe madje nga nga ata persona që janë përfshirë aq shumë në historinë e filmit, saqë mendojnë se Jamie dhe Christian janë i njëjti person edhe në jetën reale.

 

Siç aktori ka treguar në një intervistë për “Variety”, dikush e kishte habitur shumë me veprimin e tij ndaj Dornan.

 

Një fans besonte verbërisht se Jamie dhe Dakota kishin bërë një fëmijë së bashku pas skenave erotike me marrëdhënie seksuale.

 

Madje, fansi i kishte dërguar Jamie-t një foto të një fëmije, që sipas fansit ishte i aktorit. Për më tepër, ai e kishte kërcënuar se do t’i tregonte gruas së Jamie-t.

 

“Më tha që ishte fëmija im dhe do t’i thonte gruas sime. Mendonte se fëmija është i imi dhe i Dakotës dhe e kishim bërë këtë fëmijë gjatë filmit. Ishte e çuditshme”- ka treguar aktori.

 

Dornan është baba i tre fëmijëve me bashkëshorten e tij Amelia Warner, ndërsa e ka sqaruar gjithmonë se ai dhe Dakota Johnson janë vetëm miq.