Arsim Bunjaku, kantautori, autori i shumë këngëve hite dhe tekstshkruesi i njohur, në “Radio Vala Rinore” ka folur për krijimtarinë e gjërë, frymëzimin dhe detaje të tjera profesionale dhe jo vetëm.
Ai, ka treguar edhe se coveri i ri i Sinan Vllasaliut, me titull “Ushtria e Kosovës”, është këngë e tij e krijuar për këngëtaren Nazmije Dushullovci para më shumë se dhjetë vitesh.
Ndryshe, Bunjaku i ka dhënë të drejtën e autorit Sinan Vllasaliut për ta rikrijuar këngën me titull “Ushtria e Kosovës”.