Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 31 March 2021 13:47

Ariana Grande i bashkohet jurisë së “The Voice”

arianag

Ylli i muzikës pop, Ariana Grande, do të zë njërën nga karriget e “The Voice” këtë vit. Grande do të jetë pjesë e jurisë bashkë me Blake Shelton, Kelli Clarkson dhe John Legend.

 

Sezoni i 20-të aktualisht është duke u mbajtur dhe në juri ka këta tre këngëtarë dhe Nick Jonas, shkruan AP.

 

“Jam e nderuar dhe e lumtur t’i bashkohem familjes ‘The Voice’. Kam qenë admiruese e kësaj shfaqjeje për shumë kohë. Mezi pres të bashkohem kokë më kohë me trajnerët e mrekullueshëm, të njoh artistët e rinj dhe t’u ndihmoj të kalojnë në nivel tjetër”, ka thënë Grande.