Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 02 April 2021 15:21

Sharone Stone kishte kryer abort kur ishte vetëm 18- vjeçare

shstone

Sharone Stone ka thënë se ka pasur një abort të vështirë kur ishte vetëm 18 vjeçare.

 

Aktorja 63 vjeçare e filmit “The Basic Instinct” ka shkruar në librin e saj të kujtimeve se ishte i dashuri i saj i parë ai që e kishte lënë shtatzënë derisa ishte një adoleshente që po rritej në Pensilvani.

 

Në librin e kujtimeve me titull “Bukuria e të jetuarit dy herë”, Stone ka thënë se ishte seksualisht e papjekur dhe nuk e dinte që mund të mbeste shtatzënë, shkruan People.

 

Ajo ka sqaruar se me të kuptuar se po priste një fëmijë, bashkë me të dashurin e saj kishin shkruar në një klinikë në Ohio për të kryer abortin pasi këtë nuk po arrinte ta bënte në vendin ku jetonte.

 

Aktorja e famshme hollivudiane ka thënë se ishte ndier shumë keq pas abortit mirëpo nuk kishte guxuar t’ia tregonte askujt këtë pasi duhej të mbetej një sekret.