Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Friday, 02 April 2021 15:23

Të hyrat vjetore të Dua Lipës hipin në 20 milionë funte

 dlipa

'The Sun’ shkruan se si arriti një vajzë nga errësira e Londrës Perëndimore të bëhej një yll.

 

Si artistja më e nominuar sivjet në “Brits Awards 2021”, Dua Lipa tashmë ka arritur majat e suksesit në muzikën pop – dhe kjo para se ajo të largohet me disa çmime të tjera që potencialisht mund t’i fitojë në atë që njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve britanike.

 

Këngëtarja 25-vjeçare është nominuar tri herë përpara ceremonisë së muajit të ardhshëm, duke përfshirë çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” për albumin ‘Future Nostalgia’, që i solli asaj një sukses të jashtëzakonshëm gjatë vitit 2020.

 

Pa dyshim që Dua gjithashtu ka fituar shuma të mëdha, me dokumente të reja këtë javë të cilat zbulojnë se ajo ka një pasuri të madhe prej 20 milionë funtesh (23.5 milionë euro) të hyra vjetore, shkruan The Sun.