Now Playing                 Marketing                Support Centre
The Music You Love    +383(38) 240 888    valarinore@yahoo.com       

konkurs 2016

 Listen on:  android 2017 Android  iphone  iOS  
Wednesday, 07 April 2021 13:42

7 Prill / Dita Botërore e Shëndetit

dita e shendetit

Nën sloganin “Të ndërtojmë një botë më të mirë, më të drejtë & më të shëndetshme”, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ashtu sic do vit është e përkushtuar që të promovojë dhe në të njëjtën kohë të sigurojë për të gjithë, kudo që ata janë, akses për kujdes shëndetësor cilësor & në çdo kohë duke qenë se ky është edhe misioni primar i kësaj Organizate.

 

Fatkeqësisht, Bota, vazhdon të jetojë në pabarazi. Siç edhe pandemia globale e COVID-19 tregoi, në botë, për grupe të caktuara, vazhdon të ekzistojë pabarazia në marrjen e kujdesit shëndetësor kjo për shkak të kushteve dhe vendit ku ata lindin, jetojnë, të ardhurave që ata marrin, punës dhe moshës. Pabarazia gjinore, pamundësia për të patur akses në ambiente të sigurta, ujë & ajër të pastër, siguri ushqimore dhe akses në shërbimet shëndetësore, çon në vuajtje të panevojshme, sëmundje dhe vdekje të parakohshme duke dëmtuar kështu shoqëritë dhe ekonominë tonë.

 

Ky fenomen nuk është vetëm e padrejtë - është i Parandalueshëm

Kjo është edhe arsyeja që kjo ditë të shërbejë si këmbanë alarmi dhe të ndërgjegjësojë të gjithë Institucionet drejtuese që të marrin masa dhe të sigurojnë kushte jetese, pune që do të sigurojnë si rrjedhim kushte të favorshme për shëndet më të mirë….

 

…sepse “E drejta për shërbim shëndetësor është e drejtë themeltare e kujtdo”